Mbrojtësi anësor brazilian, Filipe Luis, ka rrëfyer për jetën e tij në një intervistë për El mundon.
Anësori i Atleticos u shpreh i sinqert se ai jeton dhe frymon futbollin sepse sporti është ai që e mban gjallë.
Lojtari aktual i Atletico Madridit ka startuar karrierën te Figueirenso dhe kaloi te Ajaxi, Reali B, Deportivo e tash konsiderohet perj anësorëve më të mirë në botë te Atletico.
“Kam pasur momente të mia kur kam dalë për të mriz më shumë se që është dashur. Fatmirësisht, babai im më ktheu në rrugën e duhur”, theksoi Luis.
Ai shtoi se ka pasur fat, sepse ai punon shumë pak, por paguhet shumë, e thotë se duhet ta ndryshojë qasjen.
“80 për qind e futbollistëve jetojnë në një ëndërr, sidomos të rinjt. Ata mendojnë se nëse dalin me një çantë të personalizuar, këpucë të 400 eurove dhe tetë tatuazhe janë tashmë yje dhe mendojnë se kjo është arsyeja që njerëzit do t’i respektojnë, ata janë shumë gabim për këtë. Ata e harrojnë botën e vërtetë”, përfundoi Luis.
/Telegrafi/