Telegrafi

Filharmonia e Kosovës rikthehet me koncert në Prishtinë

Kori i Filharmonisë së Kosovës rikthehet me koncert në Prishtinë nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Sipas njoftimit të Filharmonisë së Kosovës, koncerti organizohet në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë – Portugali, transmeton Telegrafi.

Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, në këtë koncert do të interpretohen vepra nga baroku e deri te muzika bashkëkohore duke përfshirë vepra nga J. M. Bach e deri te L. Biggs.

Koncerti do të mbahet të mërkurën, më 19 qershor 2024, në kishën katolike “Shën Ndou” në kryeqytet, do të fillojë prej orës 20:00 dhe është i hapur për publikun./Telegrafi/