Site icon Telegrafi

‘Fikni dritat kur të dilni nga dhoma’, ministrja Rizvanolli prezanton manualin se si të kursehet energjia elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shpërndarë një manual për të treguar se si të kursehet energjia elektrike gjatë kësaj periudhe.

Në këtë dokument, Rizvanolli thotë se një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

“Fikja e dritave kur të dilni nga dhoma/shtëpia, zëvendësimi i poçeve me ata LED, shfrytëzimi i dritës natyrore gjatë ditës dhe vendosja e sensorëve të efiçencës”, janë disa nga këshillat në manual.

Po ashtu, aty bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, si rrobalarësja, enëlarsja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00.

Në fund të manualit, kërkohet edhe edhe që të shfrytëzohet racionalisht ujin i ngrohtë dhe duke mos i lënë të ndezura pajisjet elektrike kur nuk janë në përdorim. /Telegrafi/

Exit mobile version