Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar anëtarët e stafit të Luciano Spallettit te Italia, përfshirë Gianluigi Buffon, i cili do të mbulojë rolin e shefit të delegacionit.
Spalletti do të prezantohet nga Federata e Italisë të shtunën, disa javë pas emërimit të tij si trajner i Kombëtares së Italisë dhe FIGC tani ka konfirmuar anëtarët e stafit të tij.
Stafi i tij përfshin ndihmësin e tij Marco Domenichini, që kanë punuar tashmë me të në Napoli, ku Spalletti fitoi titullin e parë të Serie A në 33 vjet në sezonin 2022/23.
Daniele Baldini, Salvatore Russo dhe Francesco Sinatti gjithashtu punuan në Stadio Maradona me trajnerin e lindur në Certaldo.
Portieri legjendar dhe fituesi i Kupës së Botës 2006, Gianluigi Buffon është shtuar gjithashtu në ekipin e Spallettit duke u emëruar shef i delegacionit të Italisë.
Definito lo staff del CT #Spalletti ⤵️#Nazionale ?? #Azzurri #VivoAzzurrohttps://t.co/7WrrGZJxS3
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) August 29, 2023
I ndjeri Gianluca Vialli kishte mbuluar të njëjtin rol nga nëntori 2019 deri në dhjetor 2022.
FIGC gjithashtu ka konfirmuar se Gabriele Oriali do të largohet nga kombëtarja pas një periudhe nëntëvjeçare me Azzurrët. Legjenda e Interit kishte punuar me Antonio Conten, Giampiero Ventura dhe Roberto Mancinin. /Telegrafi/