Site icon Telegrafi

FIFA: Xherdan Shaqiri është njeriu i ndeshjes

(Getty Images)

Pas paraqitjes spektakolare të tij ndaj Serbisë, Xherdan Shaqiri është shpallur njeriu i ndeshjes.

Shaqiri fluturoi si një shqiponjë në minutat e fundit të takimit duke realizuar edhe golin e fitores.

Një paraqitje e shkëlqyer jo vetëm e Shaqirit, por edhe e shqiptarëve të tjerë.

Granit Xhaka realizoi një projektil duke e barazuar rezultatin në këtë takim.

Xherdani në momentin e pranimit të çmimit

Edhe Valon Behrami ishte i shkëlqyer, duke shfaqur menaxhim të mrekullueshëm të mesfushës.

Çmimi i FIFA-s për njeriun e ndeshjes ndahet me votime nga adhuruesit e futbollit dhe Shaqiri rrëmbeu shumicën e tyre.

Këtu puna nuk ka përfunduar për Shaqirin dhe shokët tjerë, pasi që ata më 27 qershor duhet të vulosin kualifikimin me fitore ndaj Kosta Rikës, që është pa objektiv pas dy humbjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version