Belgjika është detyruar të ndryshojë fanellën e saj si mysafirë për Kupën e Botës, me FIFA-n që po shtrëngon çdo gjë që ata e shohin si politike.
Një grup skuadrash në Kupën e Botës shpresonin të stolisnin shiritin e kapitenit me ‘One Love’ për ndeshjet në Katar, në mbështetje të të drejtave LGBTQIA+.
Ato skuadra i kishin shkruar FIFA-s disa muaj më parë duke pyetur nëse do të lejoheshin, me organin qeverisës botëror duke marrë kohën për t’iu kthyer përgjigje atyre.
Më në fund u zbulua se ekipet do të ndëshkoheshin nëse vendosnin të mbanin shiritat në krahë, duke i vënë ata në rrezik të pezullimit nga ndeshjet e mëvonshme në grup.
Belgjika ishte ndër skuadrat që dëshironin që kapiteni Eden Hazard të mbante shiritin në krah për ndeshjet, pasi e bëri këtë në miqësoren e tyre para turneut me Egjiptin.
Megjithatë, përveçse që Hazard nuk u lejua ta mbajë atë, skuadra është detyruar gjithashtu nga FIFA të ndryshojë fanelën e bardhë si mysafir.
Fjala ‘Dashuri’ që ishte qëndisur në jakë nga Belgjika, tani do të largohet, pasi i është thënë se duhet ta heqin atë për turneun, me FIFA-n që u ka thënë të gjithëve që të fokusohen në futboll, por
Skuadra e Roberto Martinez fillon turneun e tyre kundër Kanadasë të mërkurën përpara se të përballet me Marokun të dielën dhe Kroacinë të enjten e ardhshme. /Telegrafi/