Është kritikuar shumë nga trajnerët dhe lojtarët, por FIFA pohon se VAR ka ndikuar që vendimet e gjyqtarëve të jenë më korrekte.
VAR ka kontribuar në 99.3 për qind të vendimeve në Kampionatin Botëror që ato të jenë korrekte, gjithnjë sipas FIFA-s.
Video teknologjia është përdorur për herë të parë në një Kampionat Botëror edhe pse Liga Premier është një prej atyre garave që ende nuk kanë vënë në shfrytëzim një teknologji të tillë.
Trajnerët dhe lojtarët kanë qenë kritikë për VAR-in përgjatë gjithë turneut.
Mbrojtësi i Portugalisë, Jose Fonte e ka përshkruar teknologjinë si të pa pranueshem, teksa Thiago Alcantara ka thënë se përdorimi i sistemit të tillë “humbë pak esencën e futbollit”.
14 – Carlos Vela's penalty was the 14th taken at the 2018 World Cup; already one more than in the entirety of the 2014 tournament (13). Spotted. #MEXKOR #MEX #WorldCup pic.twitter.com/8GcWYpil9O
— OptaJoe (@OptaJoe) June 23, 2018
Pierluigi Collina, kryesuesi i komitetit të gjyqtarëve të FIFA-s, i njohur ndryshe si “babai i referimit”, ka mbrojtur përdorimin e VAR-it dhe ka sugjeruar se kjo ka pasur impakt pozitiv në Botëror në përgjithësi.
“Gjatë një gare, nuk është e mundur që gjithçka të shkojë 100 për qind perfekt”.
“Disa gjëra duhet që të përmirësohen bazuar në atë që ka ndodhur në ndeshjet e para”.
“95 për qind e vendimeve që janë marrë nga gjyqtart ap VAR ishin korrekte dhe kjo përqindje u rrit në 99.3 për qind falë intervenimit të VAR-it”.
“Një gjë është thënë gjithmonë, VAR nuk do të thotë perfeksion. Por, siç shihni po flasim për 99.3 për qind që është shumë, shumë afër perfeksionit”, u shpreh Collina.
Në fund të fazës grupore janë akorduar plot 24 penalti, duke thyer rekordin e kaluar për gjithë Kampionatin Botëror.
Nga këto penalti, shtatë kanë pasur rishikim me VAR, teksa teknologjia u përdor mesatarisht për 6.9 incidente në ndeshje.
Të dhënat e FIFA-s japin indikacion për 14 vendime që ishin vënë në rishikim, teksa në tri raste u konfirmuan vendimet pas thirrjes nga vet gjyqtarët në fushë. /Telegrafi/