Shtëpia botërore e futbollit, FIFA ka njoftuar se kanë shtyrë kualifikimet e Conmebol për Kupën e Botës 2022 për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë, coronavirusit.
Një deklaratë nga organi drejtues botëror i sportit ka zbuluar se tashmë është marr vendim për shtyrjen e kualifikimeve të Canmebol për Kupën e Botës 2022.
“Pas konsultimit me CONMEBOL, FIFA ka vendosur të shtyjë kualifikueset e ardhshme të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës FIFA 2022 si më poshtë”.
Update on upcoming South American qualifiers for @FIFAWorldCup – https://t.co/GufkxZm84t
— FIFA Media (@fifamedia) March 12, 2020
“Ndeshjet e planifikuara fillimisht për t’u zhvilluar gjatë datave 23-31 mars 2020 janë shtyrë për në data të mëvonshme. Detajet e ndeshjeve të shtyra do të diskutohen dhe njoftohen së shpejti”.
“FIFA do të vazhdojë të vlerësojë situatën në lidhje me COVID-19 dhe do të vendosë nëse kërkohen ndryshime të mëtejshme në orarin e kualifikuesve të FIFA Kupa e Botës 2022 të Amerikës së Jugut, gjithmonë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë individëve të përfshirë”, thuhet në njoftim.
Përveç kualifikimeve nga Canmebol, edhe Copa Libertadores – versioni i Amerikës së Jugut për Ligën e Kampionëve – është pezulluar. /Telegrafi/
📌 CONMEBOL has confirmed a temporary suspension of the 2020 #Libertadores beginning with the matches currently scheduled for March 15th. https://t.co/6OjGA8Swcm
— CONMEBOL Libertadores (@TheLibertadores) March 12, 2020