Diego Armando Maradona kishte shpërthyer me akuza ndaj gjyqtarit amerikan Geiger pas ndeshjes mes Kolumbisë dhe Anglisë.
Ndeshja u mbyll me penallti që i pa Tre Luanët në çerekfinale.
Sipas El Pide de Oro, Kolumbia u vodh, pasi Harry Kane mori një penallti të paqenë. Tutje Maradona e quajti qeverinë e futbollit botëror si një institucion të korruptuar.
Me një qëndrim zyrtar, FIFA shpreh zhgënjimin e saj të madh për akuzat e një legjende të futbollit, siç është Maradona.
“Duke iu referuar komenteve të Diego Armando Maradonës për ndeshjen Kolumbi-Angli, FIFA konteston me forcë kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e të cilëve ishte pozitive në kuadër të një sfidë të ashpër dhe emotive”.
“Këto komente i konsideron të papërshtatshme dhe të pabaza”.
“Ndjemë shumë keqardhje që lexojmë komente të tilla të thëna nga ai që ka shkruar historinë e futbollit”, thuhet në reagimin e FIFA-s. /Telegrafi/