Telegrafi

FIFA ia ndalon Danimarkës bluzat me mbishkrim për të drejtat e njeriut që i kishte bërë gati për stërvitje

FIFA ia ka ndaluar kombëtares daneze që të vish bluza me mbishkrimin: “Të drejtat e njeriut për të gjithë”, gjatë seancave stërvitore për gjatë pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës në Katar.

Danimarka është një nga vendet që kritikoi më ashpër vendimin për ndarjen e organizimit të Kupës së Botës Katarit për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut në këtë vend.

Sponsorët e Federatës së Futbollit të Danimarkës ranë dakord të linin hapësirën e tyre në fanellat e stërvitjes për të dërguar një mesazh për situatën në Katar.

Megjithatë, FIFA e refuzoi kërkesën e danezëve për një mesazh të tillë me arsyetimin se mesazhet politike janë të ndaluara.

Danimarka është në grupin D së bashku me Francën, Australinë dhe Tunizinë.

Ndeshjen e parë ata do ta luajnë më 22 nëntor në orën 14:00 kundër kombëtares së Tunizisë./Telegrafi/