Reprezentacioni i futbollit të Kroacisë do të luajë dy ndeshje me tribuna të zbrazura për shkak të parullave dhe brohoritjeve fashiste.
Federata Botërore e Futbollit(FIFA) ka dënuar Kroacinë për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjet miqësore me Izraelin dhe Hungarinë që janë zhvilluar në mars.
Kroacia do të luajë pa publik në kualifikimet për Botëror kundër Turqisë më 5 shtator dhe kundër Finlandës më 9 tetor.
“Kroacia ka qenë e dënuar edhe më herët për incidente të ngjashme”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.
Po ashtu FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë me 150 mijë franga zvicerane.