Sevilla është një nga katër klubet që është dënuar nga FIFA për shkak se ende ka lojtarë që janë në pronësi të tri palëve.
Skuadra e Unay Emery është dënuar me të holla. Ata kanë marrë dënim 50.000 euro.
“Klubi i janë gjetur disa parregullsi sa i përket pronësisë së lojtarëve pasi ka edhe palë të treta të kyçura”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.
Santos i Brazilit, Twente e Holandës dhe St. Truiden e Belgjikës po ashtu janë dënuar.
Twente është dënuar më shumë me 175,000 franga zvicerane. Të katër klubet kanë marrë edhe vërejtje nga FIFA. /Telegrafi/