FIFA sot ka njoftuar se ka dënuar Bolivinë me humbjen e dy ndeshjeve me rezultat zyrtar 3-0, pasi në këto ndeshje ka angazhuar një lojtar që nuk kishte drejtë të luante.
Ndeshjen që Bolivia ka humbur me rezultat zyrtar 3-0, janë barazimi 0-0 me Kilin dhe fitorja 2-0 me Perunë.
Pas këtij vendimi të FIFA-s, Kili ka fituar dy pikë dhe renditet në vendin e pestë me 16 pikë në zonën e Amerikës së Jugut, duke lënë pas Argjentinën me pikë të njëjta.
Vendi i pestë është shansi i fundit për të zënë një vend për Botërorin e Rusisë, dhe atë duhet ta kërkojë përmes një ndeshje play-off me zonën e Oqeanisë.
Deri në fund të kualifikimeve kanë mbetur edhe pesë ndeshje, dhe Argjentinën tani e pret punë shumë e vështirë për të siguruar një vend në ‘Rusia 2018’.