FIFA e ka anuluar planin për zgjerimin e Kupës së Botës 2022 nga 32 në 48 skuadra dhe këtë e ka konfirmuar vetë trupi qeverisës i futbollit.
Ishte folur se turneu do të zhvillohet në disa shtete, por që do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e kishte ndërmend ta rriste numrin e kombëtarëve për 16, por që nuk do të ndodh.
Sipas zviceranit, FIFA është detyruar të pranojë se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i garës në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë.
Megjithatë, siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026.
Ai kampionat zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. /Telegrafi/