Telegrafi

FIFA 2017 nderon Chapecoensen, ofron falas fanellat dhe logon e ekipit brazilian për ekipet e tyre (Foto)

Një prej lojërave më të mira elektronike të futbollit, nëse jo pmë e mira, FIFA 2017, ka vendosur të nderojë klubin e njohur brazilian Chapecoense pas tragjedisë ajrore.

Prodhuesi i lojës elektronike, EA Sports, ka konfirmuar se tash të gjithë lojtarët ‘online’ mund të luajnë në nderë të ekipit brazilan me fanellat e tyre dhe logon e tyre të transformuar në klubin e tyre.

Këtë gjë edhe në realitet po e kërkojnë shumë klube, por tash FIFA e ka ofruar edhe në futbollin virtual, shkruan Telegrafi.

Lojtarët kanë konfirmuar ndryshimin nga FIFA 2017

Për ata që janë adhurues të kësaj loje e dinë tashmë se logot dhe fanellat e klubeve të tjera blihen, por tash FIFA 2017 ka vendosur të nderojë klubin brazilian duke ofruar falas për të gjithë lojtarët.

Lojtarët nga anë e mbanë bota tashmë kanë konfirmuar ndryshimin duke u ndjerë të lumtur që mund të nderojnë klubin brazilian ekipi i të cilit u shtua gjatë udhëtimit për në Medellin për ndeshjen e parë finale të Kupës së Amerikës së Jugut. /Telegrafi/