Telegrafi

FIBA: Kosova ishte e përkryer

Faqja zyrtare e FIBA-s ka shkruar për fitoren historike të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Kosova hapi fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019” me fitore 72-68 kundër Maqedonisë.

Për këtë fitore ka shkruar edhe FIBA e cila e cilëson Kosovën si një ekip të fortë dhe me të ardhme.

“Pasi humbën gjashtë ndeshjet në EuroBasket, Kosova nuk mori shumë kohë për t’u rikthyer me fitore kundër Maqedonisë në shtëpinë e mbushur plotë në Prishtinë”, shkruhet në faqen zyrtare.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë kundër Estonisë (si mysafirë).