Telegrafi

FIA, prezent në Prishtina Slalom

Federata e Autosporteve të Kosovës organizon garën 9 të “Eurogoma” Kampionati i Automobilizimit në Kosovë.

Gara Prishtina Slalom do të organizohet me datë 19 Tetor 2014 në Lagjen Bregu i Diellit, rruga B. Ky shteg nuk është i panjohur për fansat e automobilizmit pasi kjo është e dyta herë që zhvillohet në Prishtinë.

Gara Prishtina Slalom këtë radhë do të ketë një karakter shumë të veçantë, për disa arsye siç është prezenca e 4 mbikëqyrësve te FIA-s, prezencë kjo e vlefshme për ndërkombëtarizimin e Federatës së Autosporteve të Kosovës në Fia në Dhjetor 2014.

Por Prishtina Slalom do të jetë një festë e madhe për të gjithë të apasionuarit e automobilizmit në Kosovë. Do të ketë SHOW, spektakël, adrenaline dhe garë të nivelit të lartë.

Federata e Autosporteve të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje të gjithë të apasionuarit e automjeteve ne eventit që do të mbahet me 19.10.2014.

Pjesë e organizimit do të jenë edhe Motoristet e Prishtinës dhe nga shumë qytete te tjera që do të performojnë për publikun. Pjesë e Show-ut do të jenë Vetura KLASIKE për Expozimin e Veturave. Veturave TUNING per Expozimin e veturave. Do të ketë DRIFT Show nga profesionistët si dhe nga të gjithë dashamirësit e autosportit , të cilët mund të marrin pjesë më makinat e tyre.

Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në nr. 049-189-000 ose në E-mail adresën fask-kosova@hotmail.com