Telegrafi

FIA-Pirelli, pritet firma në kontratën e re për furnizimin e Formula

ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - NOVEMBER 19: XXXXXXXXXXXXXXXXX in action during the Formula 1 Pirelli Tyre Testing at the Yas Marina Circuit on November 19, 2010 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Andrew Hone/Getty Images)

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit do të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Pirellin për furnizimin me goma të skuadrave të Botërorit të Formula 1.

Bernie Ecclestone ka konfirmuar se, Pirelli do të jetë në Formula 1 edhe në periudhën 2017-2019, por kontrata nuk është nënshkruar ende nga drejtuesit e FIA-s dhe ata të kompanisë italiane.

Drejtori i garave në FIA, Charlie Whiting deklaroi se shtyrja e nënshkrimit të kontratës së rinovuar nuk është diçka e zakonshme dhe se, te Pirelli drejtuesit donin të ishin të qartë për kërkesat ndaj tyre, sidomos për sa u përket testeve.

Drejtori sportiv i Pirellit, Paul Hembery deklaroi se, gjatë kësaj jave kjo çështje do të mbyllet përfundimisht dhe se, bashkëpunimi nuk ka munguar. Ai shtoi se është në politikën e kompanisë, që gomat të jenë gati për testet parasezonale që do të zhvillohen në muajin shkurt.