Telegrafi

FFM paralajmëron tifozët para ndeshjes Maqedoni – Angli, nuk lejohet hyrja me pije alkoolike dhe me mjete piroteknike

Maqedonia e Veriut do të përballet me Anglinë sonte në Shkup nga ora 20:45. Para kësaj sfide, Federata e futbollit të Maqedonisë ka dalur me njoftim për tifozët, duke paralajmëruar që të gjithë ato që kanë blerë biletat për këtë ndeshje të vijnë në kohë në stadiumin “Todor Proeski” pasi dyert do të mbyllen 30 minuta më herët para ndeshjes.

Gjithashtu nga FFM paralajmërojnë tifozët që nuk do të lejohet hyrja me pije alkoolike, mjete piroteknike e gjëra tjera të papërshtatshme.

NJOFTIMI I FEDERATËS SË FUTBOLLIT TË MAQEDONISË:

Mbërritja në kohë në arenën “TODOR PROESKI”.

Ftojmë tifozët të vijnë në ndeshjen në “Arenën Todor Proeski” në këmbë ose me transport publik. Në parkingjet në zonën e ngushtë të Arenës “Todor Proeski” do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi për shkak të numrit të kufizuar të parkingjeve, përveç automjeteve të akredituara.

U kërkojmë të gjithë tifozëve të ndjekin udhëzimet e MPB-së në lidhje me ndalesat në trafik.

Hyrjet në Arenën “Todor Proeski” do të jenë të hapura nga ora 18:45, ndërsa hyrja do të jetë e mundur deri në orën 20:15.

PËRKRAHJE FER, KORREKTE DHE SPORTIVE

Kërkojmë nga tifozët të respektojnë dispozitat e Aktit të Garave Sportive dhe Aktit të Rendit Publik dhe Paqes, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me thirrjet e papërshtatshme, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Çadrat, çanta të mëdha ose çanta shpine, shishe, çakmakë, monedha dhe sende të tjera nuk mund të sillen në stadium.

Gjithashtu, flamujt apo pankartat me përmbajtje të papërshtatshme nuk do të futen.

Ftojmë të gjithë tifozët dhe vizitorët në sjellje fer, korrekte dhe sportive pa thirrje raciste dhe diskriminuese para, gjatë dhe pas ndeshjes. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin të theksojmë se policia në përputhje me ligjin do të bëjë video dhe foto incizim të zonës së ngushtë dhe të vetë hapësirës së stadiumit./Telegrafi/