Telegrafi

FFM merr vendim në lidhje me ndeshjen e ndërprerë me Shkupit dhe Shkëndijës

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) ka vendosur ta regjistrojë me rezultat zyrtar ndeshjen e ndërprerë mes Shkupit dhe Shkëndijës në kuadër të çerekfinales së Kupës.

Dy klubet shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija u ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në stadiumin e Çairit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, kjo ndeshje u zhvillua vetëm nëntë minuta dhe u ndërpre nga gjyqtarit kryesor, pas një tollovie të madhe në fushën e lojës.

E gjitha erdhi pasi tifozët vendas, ata të Shkupit, pushtuan fushën në tentim për t’i qëruar hesapet me futbollistët e Shkëndijës, të cilët po festonin golin e epërsinë 0-1.

I menjëhershëm ka qenë edhe vendimi i FFM-së, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, në favor të Shkëndijës.

Me këtë fitore, Shkëndija tani kalon në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/