Ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës të parapara të luhen më 27 nëntor janë shtyrë për një ditë më vonë.
Informacioni është kumtuar nga FFK dhe klubet tashmë e dinë këtë vendim.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë”.
“Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”.
“Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/