Site icon Telegrafi

FFK reagon për vdekjen e trajnerit Çiro Bllazheviq

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me reagim për vdekjen e trajneri legjendar kroat, Mirslav Çiro Bllazheviq.

Shtëpia e futbollit kosovar e ka kujtuar atë si një person shumë të dashur për komunitetin tonë, pasi ai ishte në krye të Prishtinës në edicionin 1985/86.

Më poshtë keni të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e FFK-së:

Lexo po ashtu Ndërroi jetë trajneri legjendar Çiro Bllazheviq

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Miroslav Ćiro Blažević .

Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në Zagreb.

Qiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86.

Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit.

Prehu në paqe Legjendë! /Telegrafi/

Exit mobile version