Site icon Telegrafi

FFK nesër shkon në Hungari për kongresin e UEFA-s

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër, 2 maj, delegacioni i FFK-së do të udhëtojë për në Budapest të Hungarisë.

Ata janë të ftuar të marrin pjesë në kongresin e 40-të të UEFA-s, në të cilin do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në organizatën më të madhe të futbollit në Evropë.

Fadil Vokrri, kryetari i FFK-së, Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm, dhe anëtarët e KE të FFK-së do të jenë pjesë e kongresit që do të mbahet më 3 maj.

FFK po ashtu ka njoftuar se në Hungari për dy ditë do të qëndrojë edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Exit mobile version