Organizata më e madhe e futbollit në vend, FFK-ja ka reaguar duke marrë masa ndaj gjyqtarit Bajram Gashi.
Ky i fundit në një video-skandal shihet duke pranuar se ka ndihmuar Dritën të mposhtë Prishtinën pas 10 vjetëve, duke i mohuar një penallti kryeqytetasve gjatë ndeshjes.
Gashi ishte paraparë që t’a drejtonte pikërisht ndeshjen e nesërme Drita-Prishtina,
Por, FFK e ka larguar atë duke e emëruar Selim Isufin si gjyqtar kryesor të takimit duke e larguar Gashin.