Ashtu siç ndodh çdo fillim viti, Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj dhe femra për vitin 2025.
Të pranishëm në këtë ceremoni të përvitshme përveç gjyqtarëve dhe asistentëve ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
I pari i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim dhe vëmendje të shtuar.
Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s:
Gjyqtarët kryesorë:
Visar Kastrati
Genc Nuza
Mervan Bejtullahu
Rita Vehapi
Asistentët:
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Besnik Morina
Lumturije Muhadri
Edmond Zeqiri
Fatlum Sekiraqa
Granit Hyseni
Arbnor Bullatovci
Fitore Govori
VAR:
Genc Nuza
Visar Kastrati
Gjyqtarë të futsallit:
Florentina Kallaba
Besar Beqiri
Besart Ismajli