Site icon Telegrafi

FFK i jep fitoren në tavolinë Vushtrrisë, Dukagjini rrezikon ngjitjen direkt në Superligë pas një gabimi amator

Dukagjini - Vushtrria (Foto: KF Dukagjini/Facebook)

Komisioni i Garave (KG) i Ligës së Parë të Kosovës ka marrë një vendim i cili e ka prekur skuadrën nga Klina, Dukagjini.

Dukagjini i Klinës ka arritur të fitojë derbin e Ligës së parë ndaj Vushtrrisë me rezultat 4-3 duke u ofruar edhe më shumë me hyrjen direkt në Superligë.

Megjithatë, komisioni i garave  në përbërje nga Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja ka miratuar një kërkesë të Vëllaznimit nga Gjakova në parregullsinë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë dhe ka marr vendim për fitore në tavolinë për mysafirët.

Lexo po ashtu Vushtrria kthehet në Superligën e Kosovës në futboll

V E N D I M

Miratohet ankesa e KF “Vëllaznimi ” nga Gjakova si e bazuar dhe ndeshja e javës së 28-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Dukagjini” – KF “Vushtrria”  regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Vushtrria”.

Dukagjini nga Klina (Foto: KF Dukagjini/Facebook) 

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Dukagjini” – KF “Vushtrria” e vlefshme për javën e 28-të të Ligës së Parë, konstatoi se KF “Vëllaznimi ” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF “Dukagjini”, Granit Elezaj me nr. Lic.7 dhe  ID002360M96 për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë pas 4 kartonëve të verdhë.

Gjatë administrimit të provave Komisioni i Garave ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuar dhe i  përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni i Garave.

Pas administrimit të të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

Pas shikimit dhe verifikimit  të protokolleve zyrtare të ndeshjeve KG ka vërtetuar se lojtari i lartpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në: (javën 1-rë), Dukagjini-Fushë Kosova (javën e 22-të), Dukagjini-Vllaznia P, (javën e 23-të) Vitia-Dukagjini, (javën  e 27-të) Bashkimi (K) – Dukagjini dhe është dashur të pushojë në javën e 28-të. Por i njëjti është aktivizuar në lojë, andaj kemi shkelje të Propozicioneve, pikërisht të nenit 53, paragrafi 1, prandaj ankesa e KF “Vëllaznimi” miratohet si e bazuar dhe ndeshja KF Dukagjini – KF Vushtrria, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për KF “Vushtrria”.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje, klubi nga Klina ka 56 pikë dhe jo 59 në vendin e dytë ose një pikë më shumë se Besa e Pejës në vendin e tretë dhe dy më shumë se Vëllaznimi i vendit të katërt.

/Telegrafi/

Rezultatet e javës së 28-të
Tabela momentale në Ligën e Parë

 

Exit mobile version