Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë ka marrë masat e para për të përfshirët në skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve në futboll.
Komisioni i garave ka marrë vendim për inicim të procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve Bajram Gashi, Edmond Zeqiri, trajnerit të Dritës Ismet Munishi dhe delegatit të FFK-së, Ali Ajeti.
Ky komision ka vlerësuar se gjyqtarët kanë shkelur kodin e etikës së mirësjelljes sportive, pasi ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojës me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.
Vendimi:
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj referit Bajram Gashi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.
2.Ndaj referit anësor Edmoond Zeqirit – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive për shkak se referët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë para dhe pas lojes me zyrtarët dhe përgjegjësit e ekipeve.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF Drita, Ismet Munishi – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, trajnerët para dhe pas ndeshjes nuk kanë të drejtë të qëndrojnë me zyrtarët e FFK-së.
4.Ndaj delegatit të FFK-së, Ali Ajeti – motivi – shkaku i shkeljes së kodit të etikës së mirësjelljes sportive, sepse nuk ka të drejtë të qëndrojë me zyrtarët e klubeve para dhe pas ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).