Telegrafi

FFK e paralajmëron Besën e Pejës: Paguajë borxhet ose të pret Liga e Dytë

Besa e Pejës po vazhdon të ketë probleme të mëdha në organizim të mirëfilltë të klubit.

Klubi pejan ende nuk i ka kryer detyrimet financiare ndaj lojtarëve që nuk kanë marrë pagat e tyre tash e sa muaj.

Besa e ka marr vërejtjen e fundit nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, se mund të largohet edhe Liga e Parë.

“KF “BESA“ nga Peja për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK në përmbushjen e detyrimeve – obligimeve financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura me lojtaret; i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet raport lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019. Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet marrëveshjes në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni 64 paragrafi 1 pika 9 dhe neni 65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha pikat e mundshme)”, shkruan në njoftimin e FFK-së

Më poshtë keni rregulloret disiplinore, neni 64 dhe neni 65, të cilat parashohin dënime të rënda ndaj klubeve. /Telegrafi/