Armend Kastrati dhe Mirsad Idrizi janë pezulluar pa të drejtë loje deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplinor.
Futbollisti i Dritës dhe ai i Ferizajt ishin vënë në procedurë disiplinore nga Komisari i Garave, derisa lehtë nuk ka shpëtuar as Genc Hyseni drejtor sportiv i skuadrës së Ferizajt, i cili gjithashtu është pezulluar në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit.
MIRSAD IDRIZI: Lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive si lojtar jo i përfshirë në protokollin zyrtar (fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit asistent: Fatlum Berisha) në ndeshjen e Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA, e zhvilluar më datë 07.05.2017 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit (grumbullimin e provave – lëndës) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Mirsad Idrizi, afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
ARMEND KASTRATI: Lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të librezës sportive 3820 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 46, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (nxitje dhe provokime drejtuar publikes nikoqire, ku edhe pati hedhje të gjësendeve në drejtim të pankinës së klubit të futbollit “Drita“ nga Gjilani) në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – DRITA e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (deri në kompletimin e lëndës – provave) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Armend Kastrati lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1). /Telegrafi/