Telegrafi

FFK dënon Lecin me dy ndeshje mos lojë

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci që u arrestua ditë më parë dhe u lirua pastaj nga Policia e Pejës ka marrë një dënim nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Anëtari i skuadrës kryeqytetase u fut në kush pasi kishte marrë kartonin e kuq dhe për këtë FFK e ka dënuar atë.

Leci ka marrë një dënim me dy ndeshje mos lojë nga komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të librezës 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq , reagime të pamatura dhe të palejuara, për çka tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës, në ndeshjen e javës së ; XXVIII-t të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me datë 30.04.2017 (raportet plotësuese nga ndeshja)

Dënohet

Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3, njëherit I shqiptohet edhe masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT, për sjelljen e manifestuar në raport me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/