Është bërë delegimi i parë i gjyqtarëve për këtë vit, të cilët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e 1/8 së finales së DigitAlb Kupës.
Genc Nuza është deleguar në derbin, Feronikeli – Llapi, që luhet të shtunën.
Besfort Kosumi është në Ferizaj – Gjilani, kurse Bajram Gashi në sfidën Besa – Drita.
Fatmir Tahiri udhëton në Gjakovë, për përballjen Vëllaznimi – Prishtina. /Telegrafi/