Mesazhet e urimit për presidentin Agim Ademi po vazhdojnë të arrijnë nga federata të ndryshme me rastin e rizgjedhjes në krye të FFK-së.
Së fundmi kanë arritur telegramet e urimit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, i cili po ashtu u rizgjodh në krye të futbollit danez për mandatin e dytë në muajin e kaluar dhe nga ai i Federatës së Futbollit të Turqisë, Servet Yardimci, i cili mori detyrën pas dorëheqjes së para pak ditëve të Nihat Ozdemirit.
“I nderuar president Ademi, të uroj rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së dhe mezi pres të vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin tonë të përbashkët. Shihemi së shpejti”, ka shkruar i pari i futbollit danez.
Ndërkaq, në mesazhin e urimit nga kreu i Federatës së Futbollit të Turqisë, ndër të tjera thuhet:
“Është kënaqësi të dëgjojmë për rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së. Në emër të Federatës së Futbollit të Turqisë, dëshirojmë t’ju shprehim urimet tona më të sinqerta dhe më të përzemërta dhe njëherësh t’ju urojmë suksese gjatë mandatit tuaj të ri”.