Telegrafi

Fetahaj i mbetet besnik Lirisë

Një tjetër futbollist i shumëkërkuar gjatë këtij afati kalimtar mbetet anësori i Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj, që sipas të gjitha gjasave do vazhdojë të qëndrojë edhe më tej në “Përparim Thaçi”, për të paktën edhe një sezonë.

Lajmin e konfirmon vetë futbollisti në një prononcim dhënë Gazetës Sheshi.

“Kam kontratë edhe për një vit me skuadrën e Lirisë, ndaj do vazhdoj ti qëndroj besnik klubit dhe të jap më të mirën e mundshme”, potencoi Fetahaj.

I pyetur në lidhje me ofertat e shumta që kanë ardhur në adresë të tij kapiteni i Lirisë u shpreh:

“Është e vërtetë që kam pranuar shumë oferta pas përfundimit të sezonit, mirëpo vendosa ti qëndroj besnik skuadrës së Lirisë. Nuk jam tunduar nga ofertat edhe pse realisht ka patur shumë të tilla dhe mjaft të volitshme”, përfundoi Fetahaj.

Fetahaj ka patur një super sezonë me skuadrën e Lirisë, duke realizuar plotë 10 gola dhe duke asistuar gjithsej 7 herë.