Site icon Telegrafi

Fetah Ibrahimi largohet nga Drenica

Futbollisti i njohur, Fetah Ibrahimi, ka vendosur të largohet nga Drenica.

Vet futbollisti ka konfirmuar se ai nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin dhe ka vendosur të largohet.

“Nuk jam më pjesë e Drenicës pasi që nuk e kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Tashmë jam lojtar i lirë dhe jam në pritje të ofertave”, u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi dy edicionet e fundit i kaloi te Drenica. /Telegrafi/

Exit mobile version