Telegrafi

Festoi titullin kampion në Ligën Premier, por Man City pritet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

UEFA pritet ta përjashtojë kampionin anglez, Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve.

Manchester City arriti të fitojë ndeshjen e javës së fundit në Ligën Premier ndaj Brightonit me rezultat 4-1 dhe të shpallet kampion me 98 pikë.

Megjithatë, ende pa u bërë 24 orë nga gëzimi i tyre i madh, Qytetarët mund të tronditen nga UEFA.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Man Cityt

Sipas revistës prestigjioze New York Times, kampioni i Ligës Premier mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Ky përjashtim mund të vijë pas një hulumtimi disa mujor nga autoritetet angleze të futbollit dhe UEFA, ku del se klubi anglez ka mashtruar me financat e tyre.

Anëtarët e bordit hetues të kontrollit financiar të UEFA-s, i krijuar për të analizuar llogaritë e klubeve të dyshuara për thyerjen e rregullave të UEFA-s, u takuan dy javë më parë në Nyon të Zvicrës për të përfunduar konkluzionet e tyre.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndalimi në Ligën e Kampionëve  do të zbatohet sezonin e ardhshëm ose në sezonin 2020-21. /Telegrafi/