Festivali “Mitrovica International Jazz Days” që ka filluar mbrëmë në qytetin e Mitrovicës ka organizuar punëtori për fëmijë.
Sipas njoftimit të festivalit, kjo punëtori ishte një “sukses i gëzueshëm”, shkruan Telegrafi.
“Punëtoria jonë e Jazz-it për fëmijë ishte një sukses i gëzueshëm!”, thuhet në njoftim.
Gjatë punëtorisë, sipas njoftimit, fëmijët kanë eksploruar instrumente të ndryshme dhe kanë kërcyer nën ritmet e muzikës Jazz.
“Dje, vogëlushët, mbushën me të qeshura dhe kreativitet oborrin e Down Syndrome Kosova – Mitrovicë. Ata kërcyen nën ritmet e xhazit, eksploruan instrumentet dhe pikturuan kryeveprat e tyre shumëngjyrëshe”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë që festivali “Mitrovica International Jazz Days” do të zgjasë deri të shtunën. /Telegrafi/