Në Kamenicë, nga e shtuna (20 korrik) do të fillojë Festivalin “Kamenica Summer Fest 2024”, i cili do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të organizuara nga komuna.
Festivali, që do të fillojë më 20 korrik do të zgjasë deri më 6 gusht 2024.
Sipas agjendës, të shtunën do të mbahen aktivitete me gjimnastikë dhe akrobacione, me fillim nga ora 20:30, në amfiteatrin e qytetit. Gjithashtu, do të ketë edhe lojëra pa kufi, që do të fillojnë po ashtu nga nesër dhe do të vazhdojnë deri me datën 25 korrik dhe do të mbahen në bulevardin e qytetit.
Ndërsa, më 21 korrik në ora 19:00, do të mbahen lojërat e badmintonit në amfiteatrin e qytetit.
Data 22 korrik, do të përfshijë lojërat e streetball, duke filluar nga ora 19:00, në amfiteatër. Përveç kësaj, me fillim të datës 22 e deri më 24 korrik, do të fillojnë poashtu lojërat e climbing (ngjitja) dhe zip line, te lugu i verdhë. Kurse, në mëngjesin e hershëm të datës 23 korrik, do të bëhet nisja për hiking (ecje në natyrë) dhe poashtu do të vazhdoj deri më datën 25 me aktivitetet e Pato’s Tournament – “Astrit Dërmaku”, nga ora 19:00 në amfiteatër.
Nga 24 deri më 25 korrik, do të ketë poashtu aktivitete të ndryshme, duke përfshirë maskotat që do të nisë nga ora 20:00, në bulevardin e qytetit. Pastaj, paintball do të mbahet tek Lugu i Verdhë. Kinemaja Verore do të mbahet nga data 24-25, duke filluar nga ora 20:00, në Lugun e Verdhë dhe Platoja e Shtëpisë së Kulturës.
Poashtu, 26-27-28 do të përfshijë një sërë aktivitetesh tjera.
Panairi i prodhimeve vendore do të mbahet përgjatë tri ditëve, duke përfshirë datat 26-27-28, në bulevardin e qytetit.
Me datën 26-27 dhe 28, poashtu do të mbahet koncerti me artistë nacional dhe dj show, me fillim nga ora 20:00, në bulevardin e qytetit. Në ora 10:00, do të mbahet tour-i i Kryetarit me Diasporën, ndërsa në po të njëjtën datë, me 27 korrik, me fillim nga ora 18:00, do të mbahet 50 vjetori i KF “Kikës”.
Me fillim nga ora 16:00, me datën 28 korrik, do të mbahet aktiviteti me motocross. Pastaj, nga ora 19:30 do të mbahet motoshow, në bulevardin “Nënë Tereza”.
Data 29 korrik, poashtu përfshijnë aktivitete intersante, duke përfshirë shfaqje teatrale, duke filluar nga ora 20:00, në amfiteatrin e qytetit dhe finalja e turneut “Rogana 2024”, në ora 18:30.
Stand up Comedy, në ora 20:00, në amfiteatrin e qytetit do të mbahet me datën 30 korrik, ndërsa Festivali Internacional i Kulturave do të mbahet me 31 korrik, në amfiteatër dhe në bulevard, në ora 19:00.
Poashtu, edhe muaji gusht përfshinë një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke filluar me Go Kart, nga ora 19:00, në rrugën “Skënderbeu”.
2 gushti do të mbaj lojërat e beachvolley, nga ora 19:00, në amfiteatrin e qytetit.
Më 3 gusht do të mbahet tryeza me personalitete, me fillim nga ora 16:00, tek kulla e Kadri Zekës, lojërat e CS-GO do të mbahen në amfiteatrin e qytetit, në ora 20:00, si dhe FIFA play station do të mbahet poashtu në amfiteatrin e qytetit, nga ora 19:00.
Car shoë do të mbahet me datën 4 gusht, nga ora 20:00 tek parkingu i Viva-Fresh.
Me datën 5 gusht do të mbahet ekspozita e Gëzim Morinës, e cila do të hapet nga ora 19:00, në amfiteatrin e qytetit të Kamenicës.
Dhe, i gjithë ky festival do të mbyllet me lojën e shahut e cila do të mbahet me 6 gusht, me fillim nga ora 16:00, në amfiteatrin e qytetit. /Telegrafi/