Site icon Telegrafi

Festivali “Ditët e nëntorit” vjen me një program të pasur kulturor

Nga data 19 nëntor e deri më dato 30 nëntor, qyteti i Gjakovës pritet të shëndrrohet në një epiqendër të kulturës shqiptare, pasiqë gjatë këtyre ditëve Gjakova do të jetë nikoqire e festivalit “Ditët e nëntorit”, festival i cili është vazhdimësi i festivalit “Ditët e shqiptarit”, që gjatë muajve të verës e zhvilloi edicionin e tij të parë.

Opera “Goca e Kaçanikut” do të jetë ngjarja e parë kulturore që do ta hapë këtë festival, operë kjo e cila përfaqëson pasqyrim dhe pamje të tendencave kulturore dhe artistike dhe nevojave të një populli në një kohë të caktuar, dhe do të shfaqet me datë 19.11.2024, në ora 19:00, në skenën e Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Përveç Operës “Goca e Kaçanikut” , njësoj si në edicionin e parë festivali “Ditët e Nëntorit”, do të ofrojë ushqime dhe pije tradicionale, të cilat e karakterizojnë kulturën shqiptare.

Theksojmë që në një intervistë dhënë Telegrafit, Ermal Hasimja, kishte thënë që aryeseja kryesore që kishin zgjedhur që këtë festival ta organizonin gjatë muajit nëntor ishte sepse synonin që Gjakova të ketë gjallëri aktivitetesh gjatë gjithë vitit e jo vetëm në verë.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të këtij festivali do të përdoren për të promovuar turizmin kulturor të Gjakovës, i cili është edhe qëllimi kryesor i “Fondacionit për Gjakovën” që është edhe organizator i këtij festivali. /Telegrafi/

Exit mobile version