Dita e parë e edicionit të dytë të festivalit “Ditët e Shqiptarit”, që këtë herë vjen si “Ditët e nëntorit”, hapet sonte me shfaqjen e Operës “Goca e Kaçanikut” e cila është e kompozuar gjatë viteve 1971 – 1972, e cila erdhi si një ngjarje historike për artin dhe kulturën në përgjithësi.
Kjo operë do të shfaqet sonte në ora 19:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, dhe vjen si një ngjarje e rëndësishme kulturore në kuadër të këtij festivali, i cili për qëllim ka që Gjakovën ta shëndrrojë në një epiqendër të rëndësishme të kulturës shqiptare.
Përveç pasqyrimit kulturor dhe artistik që do të jetë një element i rëndësishëm i këtij festivali i cili do të zhvillohet nga data 19 nëntor e deri me datë 30 nëntor 2024, sipas një ndër drejtuesve të festivalit “Ditët e nënëtorit” , Ermal Hasimja, kjo ngjarje kulturore që synim i kësaj ngjarjeje kulturore nuk është argëtimi, por kthimi i Gjakovës në një destinacion madhor të turizmit kulturor shqiptar. /Telegrafi/