Site icon Telegrafi

Festivali Anibar me tutorë të huaj dhe vendorë në masterklasat dhe punëtoritë e këtij viti

Kinemaja Jusuf Gervalla

Festivali Anibar është duke vazhduar programacionin e saj, për të 15 vit me radhë, qytetit të Pejës janë duke i dhuruar filma të ndryshëm nga fusha e animacionit, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, Galerinë e Arteve në qendër të qytetit në Kino Liqeni, dhe Kino Kubat në Parkun Karagaq.

Festivali i animacionit përveç filmave, zhvillon aktivitete në fushën e edukimit duke sjellë masterklasa dhe punëtori (Workshop), të ndryshme, të cilat prezantohen nga personalitete vendorë dhe të huaj.

Kinemaja Jusuf Gervalla nikoqir i Festivalit të animacionit Anibar në Pejë/ Foto Telegrafi

Për Telegrafin kordinatorja e pjesës së edukimit në këtë festival Fëllanza Taraku, është shprehur se tema të cilën Anibar ka përzgjedhur sivjet është “Shembje Patrarkatit”, e cila sipas saj duhet të trajtohet në shumë me ç’rast të hiqen këto lloj tabush në Kosovë.

Përmes këtyre masterklasave dhe punëtorive Taraku, shprehet se Anibari është duke sjellë në vetëdijen e njerzve qasje tjetër në lidhje me këto tema të cilat ndërthuren me animacionin.

“Tema për këtë vit është ‘Smash the Patriarcy’ ose ‘Shembje Patrarkatit’, temë e cila është tabu edhe është një temë që duhet të trajtohet shumë në rrethin tonë. Punëtoritë janë ta hapura nga ora 10:00 në shkollën e arteve ose në hapësiren në të cilën menaxhohet prej fondacionit BoneVet Peja, ndërsa në Kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’ janë duke u mbajtur masterklasat të cilat mbajnë përsonalitete të huaja me tema të ndryshme për animacionin”, është shprehur Taraku.

Lexo po ashtu Festivali Anibar dhe Ambasada e Francës nënshkruajnë marrëveshje për trajnimin e 65 animatorëve

Ajo gjithashtu ka theksuar se në këtë edicion tutorët vijnë nga shumë vende të botës me gjithsej pesë ndërsa një është nga Kosova të cilët thotë Taraku i japin edhe më shumë madhështi këtij festivali.

Poashtu Taraku shprehehet se tek pjesa e punëtorive janë gjithësej gjashtë punëtori, të cilat përdorin mënyra të ndryshme për animacion.

“Janë gjashtë punëtori, dy për mosha më të vogla, katër tjera për të rritur, këto punëtori përdorin teknika të ndryshme të animacionit, ndërsa në masterklasa udhëhiqet nga pesë tutorë të huaj dhe një e kemi tutore kosovare”, ka përfunduar ajo për Telegrafin.

Vlen të theksohet se të mërkurën, në kuadër të Festivalit Anibar, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” u mbajt një masterklas me titull “Gjithçka që gjithmonë ke dashur të dish për prodhimin e filmave të shkurtër të animuar, por ke pasur frikë të pyesësh”, e cila është udhëhequr nga Olivier Catherin. /Telegrafi/

Exit mobile version