Barazimi mes Tottenhamit dhe Chelseat me rezultat 2-2 i ka mundësuar Leicesterit të shpallet kampion i Ligës Premier.
Ky është një sezon historik për ‘Dhelprat’ pasi ky ishte titulli parë i Ligës Premier në historinë e klubit.
Lojtarët e Leicesterit ishin mbledhur në shtëpinë e sulmuesit anglez, Jamie Vardy dhe me të përfunduar ndeshja shtëpia u shndërrua në një arenë feste.
Më poshtë keni momentin e përfundimit të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Chelseat, e cila i dha titullin Leicesterit. /Telegrafi/
Gëzimi i lojtarëve të Leicesterit në momentin kur përfundoi ndeshja mes Tottenham Hotspur 2-2 Chelsea Football Club.
E pabesueshme, por e vërtetë…
Posted by Telegrafi Sport on Monday, 2 May 2016