Manchester United po ngjitet në majë duke u mbështetur te Jose Mourinho dhe Zlatan Ibrahimovic.
Kjo po i pëlqen edhe Sir Alex Fergusonit, i cili e ka ngritur në majë këtë klub.
Skuadra nga “Old Trafford” mori trofeun e dytë sezonal të dielën (EFL Cup), falë dy golave të Ibrahimovic, i cili ndihmoi, gjithashtu, në fitimin e “Community Shield”, në fillim të sezonit.
“Djajtë” e Mourinhos mbeten në garë për një pozicion në top-katër vendet e para të Ligës Premier .
Këtë pozitë po e ndjekin edhe nga kampionati edhe nga Liga e Evropës. Në garë janë edhe në Kupën FA, ku do të përballen me Chelsean në çerekfinale.
Gjatë ndeshjes së fundit Sir Alex është fokusuar nga kamerat brenda stadiumit, duke shijuar futbollin e luajtur nga Manchester United, dhe golin e bukur të Ibrahimovic.
Fergusoni kërceu në këmbë dhe duartrokiti pasi sulmuesi suedez realizoi nga goditja e lirë. /Telegrafi/