Përdorimi i përditshëm i fëstëkut, në sasi prej 40 deri në 85 gram, mund të përmirësojë nivelin e beta-karotenit, luteinës dhe γ – tokoferolit në gjak.
Po ashtu, personat e eksperimentuar të cilët kanë ngrënë fëstëk kanë pasur nivel më të ulët të LDL-kolesterolit të oksiduar në gjak në krahasim me personat që nuk kanë konsumuar fëstëk. LDL-kolesteroli i oksiduar lidhet me proceset e inflamacionit dhe krijimit të shtresave të forta në enët e gjakut.
Autorët thonë se rezultatet e studimit të tyre tregojnë se ushqimi që mbron zemrën dhe enët e gjakut, dhe përfshin edhe fëstëkun, çon deri te nivelet më të ulëta të LDL-kolesterolit, kryesisht përmes mekanizmit të uljes së kolesterolit të përgjithshëm, por edhe për shkak të dobive tjera shtesë siç është rritja e nivelit të antioksiduesve në gjak. /Telegrafi/