Drita iu është kthyer rezultateve pozitive në elitën e futbollit kosovar pas disa barazimeve.
Bardh e kaltërtit së fundmi triumfuan me rezultat 2-0 ndaj Besës së Pejës për të mbetur në garë për titullin e kampionit.
E ditën e sotme ka pasur festë në kampin e Dritës, pasi presidenti i klubit Valon Murseli ka festuar 33 vjetorin e lindjes.
Ka qenë ëmbëltorja më e mirë në qytetin e Gjilanit ‘Kimi’ që ka vendosur të bëjë befasi te Drita.
Kjo ëmbëltore me traditë të madhe e cila edhe është sponsor te Drita ka bërë gati një tortë gjigante duke e dërguar në stërvitjet e klubit.
Një tortë me ngjyrat tradicionale të klubit bardh e kaltër në të cilën shkruhet “Urime Ditëlindja Valon Murseli” si dhe “Intelektualët”, e “Krenaria e qytetit 1947”, u prit mjaftë mirë nga lojtarët e klubit.
Në tortë është vendosur edhe një trofe, ku të gjithë adhuruesit e Dritës shpresojnë që këtë edicion klubi i tyre i zemrës të marrë titullin e kampionit ose Kupën e Kosovës.
Ka qenë klubi i Dritës që ka shpërndarë fotot e festës për nder të ditëlindjes së presidentit të tyre.
Ndryshe ‘Ëmbëltorja Kimi’ për çdo ditëlindje të lojtarëve apo stafit të Dritës i befason me torte të ndryshme. /Telegrafi/