Telegrafi

Festë e çmendur pas kualifikimit – Pamjet që tregojnë se Italia është një ekip i bashkuar

Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Austrinë me rezultat 2-1 në fazën e 1/8-tës në Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Azurrët morën një fitore të vuajtur, por shumë të vlefshme në vazhdime ndaj Austrisë, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0.

Golat në këtë fitore të Italisë u shënuan nga Federico Chiesa dhe Matteo Pessina, ndërsa për austriakët shënoi Sasa Kalajdzic.

Lexo po ashtu Mancini: Italia meritoi të fitonte edhe në lojën e rregullt, Austria mund të jetë më e fortë se çerekfinalisti

Me këtë fitore, Italia theu rekordin 82-vjeçar të kombëtares duke shkuar në një seri të magjishme prej 31 ndeshjeve pa humbje.

Ky triumf plot vuajte bëri që festa pas ndeshjes të ishte edhe më madhështore në kampion italian.

Lexo po ashtu Italia thyen rekordin 82-vjeçar të kombëtares për serinë e ndeshjeve pa humbje

Të gjithë, nga stafi, trajnerët dhe lojtarët festuan si të ‘çmendur’ këtë kualifikim, duke treguar se janë shumë të bashkuar drejt synimit për të fituar Euro 2020.

Më poshtë keni disa video dhe fotografi nga festa e madhe e kombëtares italiane. /Telegrafi/