Gjatë festës së madhe të titullit të kampionatit botëror në futboll në Argjentinë, ka lindur një eufori e paprecedentë dhe tifozët shfrytëzojnë çdo mundësi të mundshme për t’u afruar me lojtarët dhe tentojnë qoftë edhe për një moment të tërheqin vëmendjen e tyre.
Kur kjo ndodh, siç pritej, ndodhin edhe situata fatkeqe.
Gjegjësisht, në internet është publikuar një video ku shihet se si një tifoz, teksa tenton të hidhet në autobusin me lojtarë që parakalojnë nëpër qytet, por bie nga një lartësi e madhe, pas së cilës me siguri ka pësuar lëndime të rënda.
Captain and the coaching staff ❤️ pic.twitter.com/Kqtq9C4jDW
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 20, 2022
Videoja, për të mos bërë gjithçka edhe më shqetësuese, nuk arriti të tregojë momentin e rënies, por është e sigurt që tifozi i përmendur nuk ka kaluar mirë kur është pritur në tokë.
Përveç kësaj, një fans tjetër, i cili mesa duket kishte “shumë më shumë fat”, shihet në video teksa hidhet me sukses nga ura në çatinë e autobusit.
Due to an accidents like this, it was decided by security reasons, that team couldn’t do a full tour 🎥
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 20, 2022
Mediat argjentinase shkruajnë se në rrugët e Buenos Aires ka më shumë se pesë milionë njerëz, që është vetëm një tregues tjetër se sa shumë ka festë për trofeun që fituan pas 36 vitesh. /Telegrafi/
— Premier League Out Of Context (@PL__OOC) December 20, 2022