Telegrafi

Festë, çfarë feste? Neymar mohon akuzat se ka thyer rregullat për COVID-19 në organizimin mbi 500 persona

Neymar ka mohuar se ka thyer rregullat për COVID-19 për të organizuar një festë pesë-ditore me 500 persona në rezidencën e tij në Brazil pasi autoritetet lokale kritikuan futbollistin.

Raportet lokale në Mangaratiba, afër Rio de Janeiro, thonë se ylli i Paris Saint-Germain filloi festën më 25 dhjetor me synimin për të vazhduar deri në Vitin e Ri.

Dëshmitarët okularë pretenduan se shumë mysafirë kanë ardhur dhe janë larguar me Neymarin duke ndaluar telefonat mobil për të mbajtur sekretin e organizimit dhe gjithashtu duke tentuar që të parandalojë zërin e muzikës në mënyrë që fqinjët të mos dëgjojnë zhurmën.

CNN Brasil raportoi se të afërmit e Neymarit mohuan që festa po mbahej afër, por qyteti i Mangaratiba e ka kritikuar atë për dëmtimin e parimeve sanitare.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Brazil kohët e fundit tejkaloi 190,000 mijë. Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 qëndron në 7.5 milionë, më shumë se çdo vend tjetër përveç ShBA-së dhe Indisë.

Në një deklaratë, autoriteti lokale bën të ditur se nuk ishin njoftuar zyrtarisht për festën dhe se një organizim për 500 njerëz duhej, të paktën, t’i ishte njoftuar në komunë.

Një burim nga qeveria lokale i tha CNN-it: “Nuk ka asnjë mënyrë për të ligjësuar një organizim të veçantë, por nëse Neymar ka një festë këtu (Mangaratiba), ai po dëmton seriozisht parimet sanitare, dekretet në fuqi dhe rekomandimet e bashkisë vetëm për ahengje të vogla familjare”.

“Popullsia është e pakënaqur me festën dhe pasojat që përfshijnë emrin e qytetit. Ngjarja është një mosrespekt sanitar dhe plotësisht absurde”.

Prona e Neymarit me 10,000 mijë metra katrorë përbëhet nga gjashtë apartamente, fushë tenisi, bodrum të nxehtë nëntokësor me kapacitet për 3,000 mijë shishe verë, një klub nate nëntokësor, një banjë me xhakuzi të nxehtë, sauna me avull, dhomë masazhesh, palestër dhe bankinë për motobarkat.

CNN tha se hotelet lokale kishin raportuar një rritje të rezervimeve nga mysafirët që merrnin pjesë në mbrëmje.

NË mesin e të ftuarave thuhet se ishte motra e Neymarit, Rafaella Santos dhe braziliania me ndikim Camila Loures.

Postimi i fundit i Neymar në Instagram dy ditë më parë e shfaqi atë me familjen e tij, duke përfshirë djalin e tij Davi Luca, dhe prindërit e tij para një peme të Krishtlindjes të rrethuar me dhurata. /Telegrafi/