Site icon Telegrafi

Festa pa stres

Ju ofrojmë 10 sugjerime të arta, që do t’ju japin frymëmarrjen e plotë, çliruese, për të gëzuar si duhet kësi festash të këndshme.

Surprizo veten
Ku është magjia?! Midis faturave të papaguara, kontratave të pasigurta të punësimit, sakrificave për fëmijët, kompromisi me partnerin. Lërini mënjanë të gjitha! Më pak kompromise, më shumë pasion!

Perfeksion?! Lamtumirë
Pranoje! Përgjegjësia është çështje që u takon të gjithëve, dhe shpatullat e tua të vetme nuk mund ta mbajnë. Listoni ato gjëra që do donit t’i ndryshoni në raportin në çift, krahas atyre që jua për keqësoj në jetën.

Nxit krijimtarinë
Zbukurimet dhe dekoracionet janë gëzim më vete. Por, mund edhe të provoni të realizoni me dorë lule kartoni, ngjyrosini ato me bojëra dhe do të kuptoni që përmes zhvillimit të kreativitetit ju zbuloni një pasion tuajin, që mund të jetë burim frymëzimi për hobe të tjera.

Dhuro kohën tënde
Në vend që të mendoni për organizimet në familje apo blerjen e dhuratave, mendo si të jesh i dobishëm për të dashurit e tu. Dhuro pak nga koha jote duke i ndihmuar ata në kuzhinë në përgatitjen e recetave të ndryshme.

Meny Antistres
Krijo një meny festive me pak shpenzime, sallata të ndryshme, dy pjata të para, pa shmangur traditën, gjelin e detit. Mandej, një ëmbëlsirë, fruta të freskëta, dhe kaq. Nëse mendoni të ftoni njerëz, është një ide gjeniale: gjithkush të sjellë një pjatë që dëshiron dhe festa është gati!

Nisu…diku
Kush tha se ka pushime vetëm në ishuj tropikal apo klimë malore?! Nëse nuk ua mban xhepi pushime jashtë shtetit për festa, mendoni të vizitoni një mik, i cili banon në një qytet tjetër. Do të ishte diçka e mrekullueshme.

Festa në web
Interneti mund të jetë i dobishëm për të hulumtuar në mundësi blerjesh online, prenotim biletash udhëtimi, etj. Ndaj, të naviguarit në web është një mundësi e mirë për "arrati" të vogla të këndshme në raste festash.

Dhurata e duhur, nuk ka çmim
Janë dhuratat e zgjedhura me zemër, ato që nuk gënjejnë as nga paketimi i bukur, as nga ngjyrat. Provoni një dhuratë simbolike që kushton pak, një ftesë për teatër, një trajtim SPA, dhe do e ndjeni vlerësimin e personit që ia dhuroni.

Festa në familje
Mendojini këto festash si raste unike për darka familjare, rrotull tryezës së begatë, të mbushur plot, në shoqërinë e familjarëve tuaj, duke e pranuar se një formë e tillë organizimi nuk kërkon asnjëfarë diplomacie, por thjesht dëshirë për një mbrëmje të paharrueshme.

Mos humb kohë
Boll me bilance! Ndiz fenerë dhe qirinj në shtëpi! Shto dozat e dritave dhe ngjyrave në çdo kënd të ambientit, dhuro buzëqeshje dhe mos rrit pritshmëritë për vitin pasues. Le të festojmë cilësisht ditët e fundit të këtij viti, mandej mendojmë për 12 muajt që na presin. Gëzuar!
/Telegrafi/
 

Exit mobile version