Telegrafi

Festa e Zinchenkos pas kualifikimit të Ukrainës në Euro 2020 ishte thjesht brilante

Ukraina u bë një nga vendet e para që vulosi kualifikimin në Euro 2020 gjatë këtij pushimi ndërkombëtar.

Skuadra e talentuar e Andriy Shevchenko mundi Portugalinë 2-1 në Kiev të hënën mbrëma falë golave ​​të Roman Yarmechuk dhe Andriy Yarmolenko duke siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Kjo është një arritje seriozisht mbresëlënëse nga Ukraina, veçanërisht kur dihet se ata kanë garuar në grup kundër Portugalisë dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Euro 2020

Ekipi i legjendës Shevchenko ka lënë pikë në një rast të vetëm në shtatë ndeshjet e tyre kualifikuese, në barazimin 0-0 në Portugali në mars.

Duke pasur parasysh rrethanat e kualifikimit të tyre, ju mund të kuptoni pse lojtarët e Ukrainës do të kishin qenë të ngacmuar.

Dhe duket se askush nuk ishte aq i kënaqur me rezultatin sesa ylli i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko.

Një video ka dalë virale në mediat sociale të festimeve pas ndeshjes, shihet Zinchenko që ndërhyn me gëzim në çdo intervistë të mundshme.

Zinchenko shihet teksa ndërhyn në shumë inkuadrimeve të gazetareve dhe prezantuesve, gjithashtu edhe intervistave të bashkëlojtarëve. /Telegrafi/