Telegrafi

Festa e tepruar pas derbit i kushton, dënohet Mancini i Romës

Festa e tepruar pas fitores ndaj Lazios i ka kushtuar qendërmbrojtësit italian të Romës,  Gianluca Mancini.

Goli në derbin ndaj Lazios i dha tri pikët Romës, megjithatë mbrojtësi verdhekuq Gianluca Mancini e teproi disi me festën poshtë tribunës së ultrasëve dhe kjo i kushtoi një gjobë 5 mijë euroshe.

Kaq vendosi ta dënojë Gjykata Sportive në Itali mbrojtësin e Romës, i cili festoi duke mbajtur në dorë një flamur bardhekaltër, me një mi në qendër të tij, veprim ky që u cilësua ofendues si dhe një flamur që shkruante Anti Lazio.

Lexo po ashtu Festë me flamur kundër rivalit lokal, Mancini mund të dënohet

Vetë Mancini pranoi gabimin menjëherë pas ndeshjes, kur kërkoi edhe ndjesë publike, teksa theksoi se ishte përfshirë nga emocionet e fitores, pa pasur qëllim të ofendojë kundërshtarët.

Ndërkohë tifozët e Romës kanë nisur të mbledhin para për të paguar gjobën e Gjykat Sportive i ka vendosur Mancinit. Në fund të fundit, heroi i derbit e meriton diçka të tillë.

Qendërmbrojtësi italian është një nga pikat referuese të skuadrës së Daniele De Rossit, teksa ai i shpëtoi një suspendimi me ndeshje. /Telegrafi/